Vonesat në aeroport kjo grua i tejkalon në një mënyrë tjetër
Puna në aeroport sado që mund të duket zbavitëse dhe interesante është edhe punë e lodhshme dhe me tensione, transmeton Indeksonline.
E vonesat e fluturimeve janë një nga problemet me të cilat acarohet secili nga ne.
Mirëpo, përkundër punës së vështirë që e ka dhe vonesës së fluturimit një punonjëse në aeroport e ka tejkaluar atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ajo në vend që të nervozohet dhe të vihet në siklet nga vonesat e fluturimit, siç bëjmë shumica nga ne, ka zgjedhur që minutat që kanë mbetur deri në aderimin e aeroplanit t`i shfrytëzoj në një mënyrë tjetër…Duke vallëzuar.
Me shkopinjtë ngjyrë portokalli në duar ajo është argëtuar përmes vallëzimit në mes të pistës.
E ky veprim, ka nxitur edhe reagimin e kolegëve të saj, të cilët dëgjohen në videon që do ju sjellim më poshtë: