75 Mall Live Search
20:14 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

Vonesat për fluturim, flasin nga Aeroporti “Adem Jashari”

IndeksOnline raportoi për tollovi në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ku qinra persona prisnin në koridoret me valixhe në duar për të udhëtuar.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se janë shkaktuar disa vonesa në mënyrë zingjirore për shkak të një fluturimi më herët.

Ajo u kërkoi falje udhëtarëve për paknaqësitë e shkaktuara nga kompanitë ajrore.

Gara tha se nuk ka asnjë fluturim është anuluar pasi fluturimet janë duke u realizuar sipas planit, pervec fluturimit në Helsink me vonesë.

“Asnjë nga këto fluturime nuk ka vonesë për shkak të ANP “Adem Jashari. Këto vonesa janë shkaktuar në mënyrë zinxhirore meqenëse një fluturim ka shkaktuar vonesën e fluturimit të radhës duke pasur parasysh që është dashur të realizohet me të njëjtin. Prandaj lusim udhëtarët që për çdo detaj t’i drejtohen kompanisë ajrore në fjalë duke pasur parasysh gjithmonë respektimin e “të drejtave të udhëtarëve”. Ne ju kërkojmë ndjesë për këtë pakënaqësi të shkaktuar nga kompania ajrore dhe mbesim gjithmonë të përkushtuar që të gjitha fluturimet të operohen me sigurime me të lartë dhe në kohë”, ka thënë Gara.