Vota e Shqipërisë për Topin e Artë, ja si u shpërndanë pikët

Ousmane Dembele u shpall më i miri, pas fitimit të Topit të Artë 2025, ku votat e gazetarëve nga e gjithë bota nxorën të parin yllin francez të PSG-së.
Top Channel mëson se votat e gazetarit të shquar shqiptar, Besnik Dizdari janë ndarë kështu:
Dembele – 15
Palmer – 12
Yamal – 10
Mbappe – 8
Donnarumma – 7
Neves – 5
Vitinha – 4
Kane – 3
Hakimi – 2
Gyokeres – 1
Nga këta 10 lojtarë, 7 ishin pjesë e Top 10.
Sa i përket çmimeve të tjera, votat e Shqipërisë shkuan kështu:
Portieri më i mirë – Donnarumma
Klubi më i mirë – PSG
Trajneri më i mirë – Luis Enrique