“Vota për 37-shin e Aleancës, është votë për zërin e diasporës në Kuvend”

Kryetari i AAK-së, në Gjermani, Ukë Blakaj është kandidat për deputet nga ky subjekt për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Blakaj në një foto të publikuar në Facebook, ku shihet me Daut Haradinajn ka shkruar se: Vota për 37-shin e Aleancës, është votë për zërin e diasporës në Kuvend.
Në një tjetër postim, Blakaj ka ftuar mërgimtarët që janë regjistruar suksesshëm për të votuar, që të votojnë AAK-në dhe numrin e tij, pasi është zotuar se do t’i përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Kosovës.