75 Mall Live Search
11:27 / E Premte, 05 Shtator 2025 / A

“Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës”

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit votuesit nuk kanë nevojë të votojnë drejtpërdrejtë për bartësin e listës.

Ai ka treguar se vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për të.

Sipas tij, nëse në fletëvotim janë votuar më shumë se 1 kandidat, vota do të llogaritet vetëm për subjektin politik.

“Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës, emri i të cilit në fletëvotim shkruhet nga KQZ nën emrin e subjektit politik”, ka shpjeguar Elezi.