Votat e diasporës mund ta përcaktojnë kryetarin e ri të Vitisë, ky është rezultati momental
Votat e diasporës mund të jenë përcaktuese në garën pë të parin e Vitisë.
Sipas rezultateve të KQZ-së del së në qytetin e Vitisë momentalisht po prinë kandidati i LDK-së, Sokol Haliti me 50,60% apo 8,352 vota.
Ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Arsim Ademi ka arritur që të sigurojë 49,40% apo 8,155 Vota.
Pra sipas rezultateve momentale të KQZ-së dallimi midis kandidatit të LDK-së dhe VV-së në këtë komunë është vetëm 197 vota.
Mbetët të shihet se kush do të jetë kryetar i Vitisë pas numërimit të votave të diasporës, atyre me kusht dhe personave më aftësi të kufizuar./Indeksonline/

