75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Votat e diasporës mund të numërohen sot pasdite

Po vazhdon edhe sot procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura pas afatit të përcaktuar, e për të cilat mori vendimin Gjykata Supreme se duhet të numërohen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Indeksonlinen se ky proces mund të përmbyllet sot.

“Në zbatim të aktgjykimit të Supremes gjatë ditës së enjte kemi filluar procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe besojmë se do të arrijmë ta përmbyllim sot”, ka thënë Elezi.

Pas procesit të vlerësimit, sipas Elezit, në QNR, do të nisë numërimi i fletëvotimeve të aprovuara.

“Lidhur me kohën e saktë për nisjen e numërimit do t’ju mbajë të informuar”, ka thënë ai./Indeksonline/