75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / LB

Votat e diasporës nuk do të kenë efekt që mund ta ndryshojnë gjendjen, VV-ja do të ketë 47 ose 48 deputetë, thotë Shenoll Muharremi

Analisti politik, Shenoll Muharremi, thotë se votat e diasporës nuk do të kenë efekt që mund ta ndryshojnë gjendjen.

Muharremi në Facebook ka shkruar se VV-ja pas numërimit të votave me diasporë, do të ketë 47 ose 48 deputetë.

“Tash po bëhen shumë kalkulime rreth mandateve! Por, në fakt, fotografia është e qartë. Dihet që askush nuk ka vota dhe mandate për ta formuar vetë qeverinë”, ka shkruar ndër të tjera ai.