75 Mall Live Search
16:45 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / k.v

Votat e diasporës tërhiqen nga postat e shpejta nën përcjellje të policisë (Video)

Ekipet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të asistuar nga Policia e Kosovës kanë bërë pranimin e kontingjentit të tretë të pakove me fletëvotimeve të diasporës nga dy posta të shpejta në kryeqytet.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga bartja e votave të diasporës të cilat janë të siguruara nga Policia e Kosovës.

Thasë të shumtë me vota janë futur nëpër makinat zyrtare të KQZ-së dhe janë transferuar më pas në objektin e caktuar.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se vetëm me 6 shkurt dhe 8 shkurt është bërë pranimi i më shumë se 5 mijë pakove nga diaspora me fletëvotime.

Sipas tij, pakot do të jenë në mbrojtje të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Infrastrukturës, ku do të jenë edhe në mbikëqyrje të kamerave dhe me 14 shkurt, pra ditën e zgjedhjeve, do të dërgohen në Qendrën e Numërimit të Votave për verifikim.

Rikujtojmë se mbi 100 mijë persona janë regjistruar si votues në diasporë./IndeksOnline/