12:46 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Votat e kryetarëve të degëve në Prishtinë, dështon keq ai i AAK-së

KQZ ka shpallur sot zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Tashmë janë publikuar votat e kandidatëve që synunuan të bëhen deputet.

E, vëmendje më të madhe po marrin edhe politikanët e “zhurmshëm”, apo ata që kanë peshë në parti politike, shkruan Indeksonline.

Një dallim të madh në vota patën edhe kryetarët e degëve të partive në kryeqytet, e ai që më së shumti dështoi ishte ai i AAK-së, Brahim Mehmetaj.

Këto janë votat e kryetarëve të degëve të Prishtinës, sipas numrit më të madh:

Arben Vitia VV- 11,415

Uran Ismajli PDK – 7110

Arban Abrashi LDK – 6799

Shpend Ahmeti PSD – 1698

BrahimMehmetaj AAK – 1221