22:10 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Votat me kusht, ja përgjigja e Shpend Ahmetit (Foto)

Vetëm 237 vota është në epërsi Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes kundrejt Arban Abrashit të LDK-së.

Por, Ahmeti po pretendon që fitorja e tij do të thellohet kur të numërohen edhe votat me kusht.

I bindur për këtë, Ahmeti nuk ka hezituar të merret edhe me ndjekësit në llogarinë e tij në Facebook, të cilët e kanë pyetur rreth këtyre votave, shkruan Indeksonline.

Një komentues e ka pyetur Ahmetin se prej nga e di që votat me kusht do ia sjellin fitoren.

“Shpend, meqe je i sigurt për këto votat me kusht, a ka ndonjë shpjegim për këto vota?”, ka shkruar komentuesi.

Përgjigja e Ahmetit ka qenë e thjeshtë në këtë aspekt.

“Ne cdo zgjedhje qofte raundin e parë qofte te dytin votat me kusht jane të përafërta me trendet e përgjithshme. Ne po kërkojmë që të numërohen sa më shpejtë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, KQZ më herët ka pasur disa probleme teknike ku në të dhënat preliminare kishte pasur gabime në raportimin e rezultateve në disa vendvotime.
Lidhur me këtë, LDK ka kërkuar rinumërim të votave në Prishtinë, duke e cilësuar këtë gabim si të njëanshëm dhe në disfavor të Arban Abrashit të LDK-së.

 

/Indeksonline/