Votat me kusht, kush po prinë në Suharekë, Klinë e Deçan

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka nisur sot numërimi i votave me kusht. IndeksOnline ka siguruar rezultatet e para të votave me kusht në Suharekë, Klinë e Deçan pas numërimit të votave të para.
Në Suharekë, Vetëvendosje ka arritur që të sigurojë 93, LDK-ja ka siguruar 36, PDK-28 dhe AAK 23 vota.
Sikurse në Suharekë edhe në Klinë po prinë Vetëvendosje me 47 vota, pastaj PDK-ja me 39 vota, LDK-ja 19 vota, Partia Liberale Egjiptiane 11 dhe Koalicioni për Familje 11.
Në Deçan VV-ja ka siguruar 33 vota, LDK- 22 vota, PDK-ja 13 vota dhe AAK-ja 30 vota./Indeksonline/