75 Mall Live Search
10:26 / E Martë, 23 Shtator 2025 / b l

Votat për formimin e qeverisë, kështu përgjigjet Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve nëse partia e tij, Vetëvendosje ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë.

Ai tha se gjenden në Poliklinikë Specialistike, duke mos iu përgjigjur pyetjes konkrete.

Kurti u pyet gjatë përurimit të Poliklinikës Specialistike në Podujevë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e kuvendit pritet në fund të muajit shtator. Deri atëherë, gjykata ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.