75 Mall Live Search
09:03 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Votat shqiptare do të jenë përcaktuese për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë Veriore

Qytetarët e Maqedonisë Veriore sot do të votojnë për presidentin e tyre të ardhshëm. Atje zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Dy kandidatët e mbetur janë, Stevo Pendarovski  i LSDM-së dhe partive në koalicion dhe kandidatja tjetër është Gordana Siljanovska-Davkova nga VRMO-DPMNE, shkruan Indeksonline.

Raundi i parë ishte i ngushtë pasi që Pendarovski fitoj vetëm me 5000 vota epërsi. Garues në raundin e parë ishte edhe kandidati shqiptar, Blerim Reka.

Kandidati shqiptar mori mbi 70.000 vota por që nuk ishin të mjaftueshme për të hyrë në balotazh.

Votat e Blerim Rekës pritet të jenë vendimtare sot për zgjedhjen e presidentit të ri. Edhe pse favorit për të fituar është kandidati i LSDM-së dhe koalicionit, votat shqiptare do të jenë ato që vendosin.

Të drejtë vote do të kenë 1.808.131 votues. Në raundin e parë 41.8% e qytetarëve dolën në zgjedhje. /Indeksonline/