“Votim i hapur, konsensus e kompromis”, lajmërohet Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shpallur jokushtetues përpjekjet për të imponuar votim të fshehtë në konstituimin e Kuvendit.
Përmes një reagimi publik, Abdixhiku shkruan se vendimi i Kushtetueses ka konfirmuar qëndrimin e LDK-së për një votim të hapur, që ka qenë gjithnjë praktikë parlamentare, duke theksuar nevojën për konsensus dhe kompromis.
“Dhjetra seanca të humbura, për teke të imponimt që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Votim i hapur – siç është vepruar gjithnjë – konsensus e kompromis – siç e kërkon demokracia e sjellja normale politike. Ky është thelbi i vendimit të sotëm. Kështu kishim kërkuar gjithnjë.
Dhjetra seanca të humbura, për teke të imponimt që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Votim i hapur. Konsensus e kompromis.