75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 22 Mars 2021 / k.v

Votimi i Qeverisë/ 52 deputetë nënshkruajnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të mbahet në ora 17:00, raporton IndeksOnline.

52 deputetë kanë nënshkruar kërkesën e Mimoza Kusari- Lila, si përfaqësuese e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të mbajtur seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

IndeksOnline ka siguruar listën me nënshkrimet e deputetëve të cilët kërkojnë seancën e jashtëzakonshme vetëm pak orë pasi është konstituar legjislatura e VIII e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit./IndeksOnline/