01:04 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dështon sërish votimi i rezolutës së LDK-së, në mungesë kuorumi shtyhet për të enjten

Ka mbaruar debati nga seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës e thirrur nga LDK-ja e VV-ja për mos liberalizim të vizave.

Pas disa orësh konsultim me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur se votimi për rezelutën të shtyhet për të enjtën.

“Propozojmë me LDK-në që seanca e ditës së votimit të jetë të enjtën sepse nuk ka kuorum për të vazhduar drejt votimit”, tha Konjufca, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë se rezoluta e propozuar sot ka këto tri pika:

1. Forcat politike parlamentare të ulen në tryezën e bisedimeve për të dakorduar agjendën për krijimin e institucioneve të reja përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
2. Pas këtij dakordimi, Qeveria e Kosovës të dorëhiqet dhe Kuvendi të shpërbëhet për t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.
3. Forcat politike të dakordohen që gjatë kësaj periudhe të mos dëmtohen proceset e rëndësisë nacionale, duke u siguruar që të adresohen çështjet më urgjente para se të shpërbëhet Kuvendit, para së gjithash votimi i pakos së ligjeve për ushtrinë. /Indeksonline/