Votimi ishte në rregull, 86 deputetë morën pjesën në seancë, 61 votuan pro Hotit kryeministër

Pas kontestimit që iu bë votimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjen e Avdullah Hotit kryeministër, se gjoja ai dhe qeveria e tij nuk morën 61 vota, IndeksOnline nga burimet e saja brenda Kuvendit merr vesh se gjithçka sa i përket votimit ishte në rregull.
86 deputet të Kuvendit të Kosovës ishin në sallë dhe morën pjesën në votim. Nga këto 61 vota ishin për votimin e kësaj qeverie.
Në këto vota nuk hyn ajo e deputetes Donika Kadaj Bujupit e cila megjithatë nuk ka marrë pjesë në votim.
Ndryshe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kishte refuzuar ta drejtonte seancën duke autorizuar nënkryetarët për ta drejtuar atë. Ishte nënkryetari i Kuvendit nga LDK-ja, Kujtim Shala, i cili drejtoi seancën e cila kishte vetëm një pikë të rendit të ditës dhe kjo të votimit të Qeverisë së re.
Ndërsa kjo është përbërja e kabinetit qeverisës:
Avdullah Hoti, Kryeministër
Besnik Tahiri, Zv/Kryeministër
Driton Selmanaj, Zv/kryeministër
Albulena Balaj- Halimaj, Zv/kryeministre
Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme
Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
Skender Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Meliza Haradinaj Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Ramë Lika, Ministër i Arsimit
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës
Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë
Blerim Kuçi, Ministër i Ekonomisë
Vesel Krasniqi, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Goran Rakiq, Ministër i Pushtetit Lokal
Dalivor Jevtiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete
Enis Kervan, Minisër i Zhvillimit Rural