75 Mall Live Search
13:46 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / H F

Votimi jashtë Kosovës i siguruar: KQZ-ja nënshkruan kontratën mijëra euro, pak ditë para zgjedhjeve

Pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen, më 28 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për shërbimet postare të votimit jashtë vendit, transmeton IndeksOnline.

Kontrata, “Shërbimet postare për votimin jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025 – ritender”, ka për qëllim të sigurojë që qytetarët kosovarë në diasporë të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Tenderi është dhënë operatorit ekonomik 3 P Sh.P.K., ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës është 129,999.88 euro, nga një vlerë e parashikuar prej 1,739,152.00 eurosh.

Ky hap i fundit organizativ vjen, ndërsa procesi zgjedhor hyn në fazën finale, duke garantuar që votat e qytetarëve jashtë Kosovës të merren parasysh në zgjedhjet e 28 dhjetorit.