Votimi jashtë vendit/ KQZ njofton sa aplikacione janë refuzuar deri tani

Lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës, KQZ-ja njofton se deri sot, më 19 janar, në orën 12, në sistem janë futur gjithsej 14 mijë e 307 aplikacione për regjistrim.
Prej tyre, për 13 mijë e 138 aplikacione është bërë vlerësim i zotësisë juritike. Të miratuara janë 10 mijë e 172 aplikacione. Në statusin momental të refuzimit janë 2 mijë e 426 aplikacione për regjistrim, të cilët duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse me qëllim të miratimit, ndërsa deri sot në orën 12, gjithsej janë 68 mijë e-maile të pahapura.
Në mbledhjen e KQZ-së është bërë e ditur se aplikuesit po i dërgojnë aplikacionet në të tre e-maile zyrtare. Pra mund të ketë duplifikime në aplikim. Gjatë procesit të verifikimit do të dihet saktë numri i tyre.