75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 17 Tetor 2025 / S Z

Votimi me postë, refuzohen rreth 3900 pako me fletëvotime

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon vlerësimin e pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi jashtë Kosovës përmes postës.

Deri sot në orën 10:00, nga pakot e pranuara janë vlerësuar mbi 33 mijë, prej tyre janë aprovuar mbi 29 mijë dhe rreth 3.900 janë refuzuar.

Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit, 3.328 pako, janë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, KQZ-ja do të publikojë numrin e pakove të supozuara me fletëvotime që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.