Votimi në misionet diplomatike: 37% e diasporës ka votuar deri në orën 13:00
Në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, të cilat sot janë hapur për procesin e votimit, deri në orën 13:00 kanë votuar rreth 37 për qind e votuesve të regjistruar.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka vlerësuar lart pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duke i falënderuar ata për interesimin e treguar dhe angazhimin aktiv në këtë proces.
Sipas MPJD-së, bashkatdhetarët kanë bashkëpunuar në mënyrë korrekte gjatë zhvillimit të votimit, duke kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm demokratik për Republikën e Kosovës.



