Votimi në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, Elezi tregon afatet për votuesit jashtë Kosovës
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka dhënë detaje për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.
Elezi tha se regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të nis nga data 26 nëntor.
“Regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të fillojë me 26 nëntor dhe do të përfundojë me 6 dhjetor. Kjo bëhet përmes platformës së KQZ-së dhe përmes postës, ne inkurajojmë të përdoret platforma elektronike sepse është shumë e lehtë”, tha Elezi në T7.
Ai shtoi se votimi bëhet në dy mënyra si, “votimi fizik në përfaqësitë diplomatike dhe votimi përmes postës”.

