75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 11 Mars 2024 / k.v

Votimi për apo kundër largimit të kryetarëve të veriut, buxheti mbi 233 mijë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë mbledhjes së sotme shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro./IndeksOnline/