75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 26 Gusht 2025 / KV

Votimi për dy nënkryetarët e komuniteteve jo shumicë, Krasniqi: Katër gabime të Bashës në seancën e parë

Albert Krasniqi nga D+ ka thënë se procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë duhet të përsëritet, pasi sipas tij mënyra e ndjekur nuk është në përputhje me Kushtetutën.

“Procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të Kuvendit që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë duhet të përsëritet, pasi mënyra e ndjekur nuk është në përputhje me Kushtetutën. Zgjedhja e tyre duhet të bëhet me një votim të vetëm, në bllok, për të dy kandidatët.

Ai ka thënë se kandidati nga komuniteti serb mund të propozohet vetëm nga Lista Serbe dhe jo nga partitë tjera.

“Kandidati për nënkryetar nga komuniteti serb mund të propozohet vetëm nga Lista Serbe, e cila përfaqëson shumicën e deputetëve të këtij komuniteti, dhe jo nga subjekte të tjera politike.”

Krasniqi ka shtuar se aktivizimi i procedurës me short mund të bëhet vetëm në rastet kur nuk ka propozime dhe duhet të bëhet në prani të deputetëve të komunitetit përkatës. Ai thotë se pa pjesëmarrjen e Listës Serbe nuk mund të zhvillohet shorti.

“Aktivizimi i procedurës me short për përzgjedhjen e kandidatit mund të bëhet vetëm në rastet kur nuk ka propozime dhe gjithmonë në prani të deputetëve të komunitetit përkatës. Pa pjesëmarrjen e tyre, shorti nuk mund të zhvillohet. Gjithashtu, skenari për të shteruar kandidaturat e Listës Serbe me qëllim që pozita t’i kalojë ZSPO-së së Nenad Rashiqit, nuk mund të realizohet pa miratimin e shumicës së deputetëve të këtij komuniteti.”