12:08 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Votimi për INTERPOL – Hungarezët gënjyen Kosovën!

Një numër i madh i shteteve befasuan me qëndrimin e tyre karshi anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol.

Njëra prej tyre është edhe Hungaria, shteti i cili apstenoi me votën në seancën e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme.

Mirëpo, hungarezët ishin shprehur në favor të Kosovës në rrugtimiet evropiane, shkruan Indeksonline

Para dy muajsh, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto, kishte marrë premtime nga ky i fundit për shtetin tonë.

Kryediplomati kosovar kishte kërkuar nga ai që ta përkrah Kosovën për anëtarësim në INTERPOL, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe në rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Ministri hungarez kishte siguruar Pacolli se Kosova do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Hungarisë aty ku Kosova ka nevojë.

Ndryshe, gjatë këtij takimi, ministri hungarez ishte interesua edhe për rrjedhën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që zgjidhja që do të arrihet të jetë stabilizuese për rajonin dhe se Hungaria do të përkrahë zgjidhjen që arrihet në mes të dy palëve negociuese.

Ndryshe, Indeksonline ka publikuar dje listën e vendeve që kanë votuar kundër dhe që kanë abstenuar për pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe ndërkombëtare të policisë, Interpol.

Më poshtë gjeni listën e vendeve që kanë abstenuar:

Algjeria
Antigua S Barbuda
Burkina Faso
Cap Vert
Rep Korea
Egjipti
Emiratet Arabe
Ekuadori
Etioria
Hungaria
Izraeli
Xhamajka
Japonia
Kenia
Mongolia
Nikaragua
Uzbekistani
Peru
Seychelles
Sllovakia
Taxhikistani
Vietnami

/Indeksonline/