75 Mall Live Search
11:22 / E Diele, 23 Prill 2023 / mp

Voton kandidati i VV-së në Zveçan, fton qytetarët pa dallime etnie të votojnë

Ka votuar kandidati për kryetar të Komunës së Zveçanit nga Lëvizja Vetëvendosje Fetah Peci.

Peci ka ftuar qytetarët pa dallim kombi, feje të dalin dhe të votojnë.

“Për shkak të vakumit institucional që është krijuar kohëve te fundit në veri në këto katër Komuna . Ftoi të gjithë qytetarët pa dallim kombi, etnie , të dalin në këto zgjedhje. Sepse vetëm përmes zgjedhjeve mund ti realizojmë të drejtat tona. Ne do të bëjmë përpjekje në të mirën e këtyre qytetarëve pa dallim nga vijnë dhe kush janë. Nëse e kemi fatin me u zgjedh si kryetar lokaliteti apo i Komune do t’iu dalim në ndihmë përkrahje në çfarëdo mënyrë që kanë nevojë”, tha Peci./IndeksOnline/