Votohen në pako nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, këta janë emrat
Tashmë pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota për, seanca ka vazhduar më pikën e radhës.
Sipas rendit të ditës, është votimi i pesë nënkryetarëve të Kuvendit.
Nga Lëvizja Vetëvendosje për nënkryetar është propozuar, Ardian Gola. Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Vlora Çitakut, LDK-ja ka propozuar Kujtim Shalën, Lista Serbe ka propozuar Sllavko Simiç dhe nga Komunitetet është propozuar Emilje Rexhepi.
Sipas marrëveshjes nënkryetarët e Kuvendit janë votur në pako nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/

