13:41 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / MSH

Votohet buxheti komunal për Prishtinën për vitin e ardhshëm

Në mbledhjen e Asamblesë komunale është votuar buxheti për Prishtinën për vitin 2024.

Indeksonline raporton se buxheti i kryeqytetit vitin e ardhshëm do të jetë 123 milionë e 700 mijë euro.

Ky do të jetë edhe buxheti më i madh ndonjëherë për kryeqytetin.

Buxheti do t’i shërbejë Komunës për te vazhduar projektet që janë paraparë të vijojnë edhe në vitin 2024, si dhe për projekte të reja.