75 Mall Live Search
15:27 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Votohet në lexim të parë projektbuxheti i 2021

Me 64 vota për, me asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar projektbuxheti i vitit 2021, raporton IndeksOnline.

Votimi është bërë pas një debati të gjatë dhe të ashpër mbi ndarjet buxhetore mes pozitës dhe opozitës.

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje projektligjit të Buxhetit, ndërkaq Vetëvendosje ka votuar kundër.

Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci deklaroi se sërish do të ketë seancë ditën e nesërme me fillim nga ora 14:00 që të finalizohet buxheti i vitit 2021.