16:08 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Votohet në parim buxheti i Kosovës

Me 62 vota pro, është votuar në parim buxheti për vitin 2019 në seancën e Kuvendit.

Rikujtojmë se buxheti i vendit për vitin e ardhshëm, kap vlerën e 2.3 miliardë eurove, ky pritet të jetë buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova. 

Kurse, buxheti për vitin 2018 ka kapur shifrën e 1.8 miliard euro, i cili është shpenzuar në disa sektore.

Ndryshe, Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me disa orë vonesë, kurse tashmë edhe po votohen projektligjet që janë në rend të ditës./Indeksonline/