75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Votohet për herë të dytë, kalon marrëveshja për kadastrën

Për herë të dytë është votuar sot për pikën e tretë “votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit për kadastrën, patundshmërinë dhe infrastrukturën gjeohapësinore ndërmjet Republikës të Kosovës dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim”, pasi nuk kishte kaluar në herën e parë në Kuvend.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare mori votat e mjaftueshme, shkruan IndeksOnline.

Me 80 vota për një kundër dhe asnjë abstenim ky ligj u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

Këto janë pesë pikat:

1.Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim për projektin e fuqizimit të sektorit financiar

2. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bankës Evopiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan,

3. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit për kadastrën, patundshmërinë dhe infrastrukturën gjeohapësinore ndërmjet Republikës të Kosovës dhe ssociacionit ndërkombëtar për zhvillim.

4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e bashkimit ”Dogana 2020″ ,

5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evopian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e bashkimit “Fiskalis 2020”./IndeksOnline/