75 Mall Live Search
14:13 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / MSH

Votohet “pro” raportit të Komisionit, nis betimi i deputetëve

Me 119 vota “pro”, u votua raporti i Komisionit për verifkimin e mandateve.

Kështu, rruga iu hap betimit të deputetëve, shkruan IndeksOnline.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ftoi deputetët të ngrihen në këmbë për të respektuar betimin e deputetit, për të thënë më pas: “Betohem”.

Pasi u betuan, secili deputet nënshkroi edhe deklarimin e betimit, në formë të shkruar.