75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / L K

Votohet propozimi, administrata e Komunës së Prishtinës do të marrë pagën e 13-të këtë vit

Punëtorët e Komunës së Prishtinës do të marrin këtë vit pagën e 13-të.

Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës është votuar propozimi i Fehmi Kupinës për pagesën e shujtës për punëtorët e administratës në Komunën e Prishtinës.

Lajmin për votimin e propozimi e ka dhënë shefja e grupit të asambleistëve në Prishtinë, Jeta Rafuna.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se 1300 euro do të jetë vlera e parave që do të marrin si kompensim punëtorët e administratës në Prishtinë./Indeksonline/