15:37 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Votojnë përfaqësitë diplomatike për president të Maqedonisë së Veriut

​Pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet presidenciale për Maqedoninë e Veriut, në përfaqësitë diplomatike- konsullore (PDK) në Evropë ka aktualisht në Pragë, 23.4 për qind dhe më të ulët në Stamboll, 3.57 për qind, tha zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Ljupka Guguçeska.

Siç tha Guguçeska në konferencën e parë për shtyp mbi zgjedhjet, votimi po zhvillohet pa probleme.

Pjesëmarrja në PDK-të në Budapest është 18.75 për qind, në Bruksel 18.37, në Zagreb 16.67 … Pjesëmarrja në PDK-të nga ora 18:30 në Kanberrë është 38 për qind, ndërsa në Melburn 57.58 për qind. Vendet e votimit në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada do të hapen në orën 19:00.

Gjithsej 3 150 vëzhgues vendas dhe 419 vëzhgues të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj po ndjekin votimin për zgjedhjet presidenciale në vend, tha Guguçevka dhe kujtoi se 1 808 131 qytetarë kishin të drejtën e votës dhe 1,778 votues u aplikuan në 32 përfaqësi diplomatike dhe konsullore. /Indeksonline/