12:35 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Voton 102 vjeçarja, Bahtie Idrizi

Sot, në Shkollën “Skënderbeu”, ka votuar Bahtie Idrizi, 102 vjeçare, njëra ndër votueset më të vjetra jo vetëm në Mitrovicë por edhe në vend.

Bahtie Idrizi shfaqet e lumtur që pati mundësi të votoj, pasi mbesa e saj, Valdete Idrizi është kandidate për kreun e komunës. Ajo nuk dha ndonjë koment pas votimit.

Pjesëmarrja e votuesve në procesin zgjedhor, deri më tani shfaqet e kënaqshme, pa ndonjë vërejtje në këtë proces.