11:34 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Voton Agim Bahtiri, shoqërohet nga bashkëshortja (Foto)

Sot në Kosovë po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për balotazh. E në balotazh ka shkuar edhe qyteti i Mitrovicës. Ku gara do të zhvillohet në mes PDK-së dhe AKR-së. Kandidati për kryetar komune i kësaj të fundit, njëherit kryetari i tanishëm, Agim Bahtiri sapo ka shfrytëzuar të drejtën e tij dhe ka kryer obligimin ligjor.

Bahtiri është shoqëruar nga bashkëshortja e tij.Ndërsa ai pati edhe një mesazh për qytetarët, ambasadat e huaja dhe Policinë e Kosovës.

“Mesazhi im është që të gjithë të dalin të votojnë i madh dhe i vogël, që nga 18 deri në 100 vjeç sepse është ditë e madhe për Mitrovicën. Qytetarët duhët të jepin kontributin e vet në mënyrë ligjore. Njëkohësisht do të doja t’i ftoja Policinë e Kosovës që ta kryejnë punën e vet në bazë të ligjit që kanë dhe ndërkombëtarëve, të gjithë ambasadorëve, që t’i qojnë përfaqësuesit e vet në Mitrovicë sepse Mitrovica është në një situatë jo të lakmueshme nga aspekti i sigurisë. Unë mendoj se kishte me qenë jashtëzakonisht mirë që t’i qojnë vëzhguesit e vet që të përcjellin gjithë procesin zgjedhor”, ka thënë Bahtiri./Indeksonline/