09:55 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Voton Albin Kurti: E drejta e votimit unik nga karakteri, historik nga pesha

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti Albin Kurti ka votuar sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kurti i shoqëruar me gruan e tij dhe vajzën, kanë votuar në orën 09:30 në Fakultetin Juridik në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Ai në këtë ditë të madhe për Kosovëm i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim, të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

Kurti tha se sot është ditë historike.

“Dita e sotme është ditë e veqantë të gjithë përgjigjet e partive u pergjigjet populli si burim i sovranitetit, në+ ditën e sotme nuk ka rëndsi a je i vafer apo i pasur,a je nga qyteti apo nga fshati, a je grua apo burë, a je i arsmimuar apo jo, ku mund të shprehni vullnetin e tuaj të votës.

Bëjë thirrje të gjithë qyetarëve me te drejtë vote ta shfrytezojnë sepse është unike nga karakeri dhe historik nga pesha, le të votojmë dhe të festojmë,

Ne duhet të presim rezultatet dhe votimin masiv ta shëndëdrrojm në një festë masive”./IndeksOnline/