75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / MSH

Voton Arben Vitia, bën thirrje për dalje në zgjedhje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës ka ushtruar të drejten e tij të votës.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Vitia votoi në qendrën e votimit në shkollën “Ali Sokoli”.

Sapo shfrytëzova të drejten e votes këtu në shkollën “Ali Sokoli”… Sot vendoset fati i kryeqytetit tonë ndaj është shumë e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në procesin e votimit andaj bëj ftesë masivisht që të gjithë bashkëqytetarët tanë të dalin në votim”, ka thënë Vitia për mediat.

Sot, në 21 komuna të vendit, është duke u votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Qendrat e votimit janë hapur për votuesit që në orën shtatë të mengjesit, teksa do të jenë në dispozicion deri në ora 19:00./Indeksonline