75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Voton edhe Adriana Matoshi

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, njofton se ka kryer obligimin e saj qytetar, votimin.

Teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar, ajo ka shpërndarë edhe një fotografi nga votimi i saj.

Ndryshe, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19.8%.