16:14 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Voton edhe Driton Kuka: Shfrytëzoni të drejtën tuaj, dilni votoni!

Selektori me famë botërorë i xhudos Driton Kuka ka shfrytëzuar të drejtën e votës së tij.

Kuka ka ftuar qytetarët që ti përgjigjen procesin të votimit në mënyrë të dinjitetshme.

Postimi i plotë:

“Unë votova për një të ardhme më të mirë …
Të gjithë votuam dhe u nisëm drejt sfidave të radhës për prezentim dinjitoz të shtetit tonë!
Çdo qytetar i Republikës së Kosovës të votoj,çdo votë është e rëndësishme, kështu që shrytëzoni të drejtën për të votuar. Kosova mbi të gjitha. Drejt OTC Romë Kampi Olimpik ??”-shkruan Driton Kuka.