Voton edhe Përparim Rama: Ka qenë kampanjë fer, sot të votojmë për të ardhmen e qytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para pak minutash.
“Faleminderit të gjithëve është kënaqësi të jem këtu sot me juve dhe me Prishtinën. Ka qenë kampanjë fer dhe kemi pasë mundësinë me pa e me dëgju dhe sot jam i lumtur që jetoj në shtetin demokratik të Kosovës ku të gjithë kemi të drejtë të japim votën tonë dhe të marrim vendimin për të ardhmen e qytetit. Unë ndihem shumë i lumtur dhe ftoj të gjithë të votojnë e ta zgjedhin të ardhmën e qytetit tonë.”, tha Rama.
Para tij kanë votuar edhe kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës Arben Vitia dhe ai i PDK-së, Uran Ismaili.