16:34 / E Diele, 06 Tetor 2019

Voton Gani Dreshaj, mesazhi i tij është i veçantë

Edhe Gani Dreshaj ka votuar sot, i cili është shoqruar nga familja e tij.

Po ashtu ai ka treguar se djali dhe vajza e tij kanë ardhur nga Gjermania për ta përkrahur në zgjedhjet  që janë duke u mbajtur në vend.

“Dy gjëra të shenjta na bashkojnë sot, familja dhe vota” ka thënë Dreshaj.

Po ashtu ai i ftoi qytetarët të votojnë sepse sipas tij vota e përcakton të ardhmen./Indeksonline/.

Postimi i plotë:

Dy gjëra të shenjta na bashkojnë sot, familja dhe vota.

I lumtur e krenar që kam punuar e vepruar drejt për t’i gëzuar që të dyjat.

Gruaja, djali dhe vajza kanë ardhur nga Gjermania për të më përkrahur edhe në këtë garë.

Pavarësisht të gjithave, unë do të jem gjithmonë hajri i shtëpisë, shoqërisë e Kosovës.

Votoni, sepse vota përcakton të ardhmen tuaj.