75 Mall Live Search
13:02 / E Diele, 12 Tetor 2025 / KV

Voton ish-presidentja Atifete Jahjaga

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka ushtruar të drejtën e saj të votës.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

“Votova sot si qytetare e Prishtinës. Inkurajoj të gjithë bashkëqytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka shkruar Jahjaga.