11:57 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Voton kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka votuar sot.

Ai është parë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Latifi me anë të një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.

“Miku i Kosovës, Kongresmeni Eliot Engel sot na kujtoi edhe njëherë se si regjimi na ndalonte të organizonim zgjedhje të lira e demokratike. Ato kohë, fatmirësisht kanë kaluar. Të dashur bashkëqytetarë, ne sot, si të gjitha vendet demokratike në botë e gëzojmë të drejtën e votës. Bashkëshortja Fatime dhe unë, e shfrytëzuam këtë të drejtë dhe obligim qytetar. Dilni dhe votoni! Me votë, ju e përcaktoni të ardhmen tuaj!”, ka shkruar Latifi.