75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 23 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Voton kandidati i PDK-së në Mitrovicë të Veriut, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Ka votuar kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Taulant Kelmendi.

Kelmendi i ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote të votojnë për përfaqësuesin e tyre.

“E shfrytëzova të drejtën time qytetare, ftoj të gjithë banorët të votojnë për kandidatin që mendojnë që është më i miri”, ka thënë Kelmendi për gazetarët.