Voton kandidati i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka votuar para pak çasteve.
Ai iu ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të mirën e Prizrenit.

Totaj është në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka./IndeksOnline/