Voton kandidati për kryetar, Nexhmi Rudari, kërkon nga qytetarët të respektojnë masat anti-Covid

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari ka votuar rreth orës në shkollën “Naim Frasheri” në Podujevë.
Ai gjatë votimit ishte shoqëruar nga dy fëmijë, transmeton IndeksOnline.
“Falënderoj komisionarët dhe vëzhguesit të cilkët janë zgjuar herët për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor. Sigurisht është një ditë e jashtëzakonshme, sepse edhe situata është e jashtëzakonshme. Apeloj nga qytetarët që të kryejnë obligimin e tyre për të votuar, por të kujdesen edhe për veten, të mbajnë maskat dhe distancën”, ka thënë Rudari.
Rudari aktualisht është ushtrues detyre i Kryetarit të Podujevës, pasi Agim Veliu la postin e kryetarit për tu bërë ministër./IndeksOnline/
