Voton kandidatja e vetme serbe, Sllagjana Pantoviq

Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, votoi pak minuta pas orës 8 në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë.
Pantoviq është e vetmja nga komuniteti serb nga gjithsejtë dhjetë kandidatë që garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të 19 qendrat e votimit në pjesën veriore të Kosovës, ku sot mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, janë hapur.
KQZ-ja mbajti konferencën e parë në orën 8:00 dhe paralajmëroi at të radhës për në orën 11:30.