Voton kandidatja për deputete, Ariana Musliu- Shoshi
Pak para ores 09:00, votën e saj ka hedhur edhe kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi.
Musliu- Shoshi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik, Vlen të kujtojmë faktin se kjo është njëra ndër qendrat më të mëdha të votimit në kryeqytet. /Indeksonline/

